Gjelbërimi është shumë i rëndësishëm për kompletimine kompleksit. Sipërfaqja totale e realizuar e gjelbërimit është 656.3 m2, të cilat janë të destinuara për sport dhe rekreacion. Në “Pozhegu Garden Buldings”, i është dhënë prioritet krijimit të hapësirave të mirëfillta të gjelbra me të gjitha detajet e nevojshme për finalizimin e tyre. Mobiliari urban i kualitetit më të lartë Evropian, për ulëse, shporta, lojëra për fëmijë dhe ndriçimi i bollshëm.
Katet
Nga kati i Suteren, Përdhes deri në katin e 11 çmimi 1300 Euro për m2 ndërsa Garazhda + Depo çmimi 9000 Euro.
Metoda 1: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e banesave me këste deri në përfundim të banesës. 30% të shumës paguhen në momentin e nënshkrimit të kontratës. 50% pagesa me rata deri në përfundim të projektit banesor. 20% me rastin e dorëzimit të çelësave.
Metoda 2: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e banesave në “GardenBuilding”, në lagjen e Mati 1. Pozhegu Brothers ka marrëveshje me "BKT (Bank Kombëtare Tregtare)" si dhe “RaiffeisenLeasing” që përmes shërbimit Leasing, banesa e blerë lihet hipotekë (peng) nga ana e blerësit deri në përfundimin e të gjitha ratave për pagesë. Ligjshmërinë e kësaj oferte e gëzojnë edhe Kosovarët në diasporë.
Kompleksi banesor “Pozhegu Garden Buildings” përbëhet nga dy blloqe banesore, Blloku A11 dhe Blloku C5. Blloku A11 është I përbërë nga 10 lamela me etazhitet 3B+S+P+11, ndërsa Blloku C5 përbëhet nga 3 lamela të cilat kanë etazhitet 2B+S+P+8, me qasje frontale për katet lartë, ndërsa anash kanë rampën për qasje në garazh, në katet e bodrumeve.
Fasadat janë detajuar duke ndjekur ritmin e hapjeve, dhe destinimit të hapësirave. Veçori e këtij kompleksi është gjelbrimi vertikal në vazo (kutitë për gjelbrim) në fasadë, ku përveç rolit të tyre parësor si pastrues të ajrit, i japin edhe estetikë e freski objektit.
Në pjesët ku gjenden lokalet afariste/Përdhesë, janë përdorur hapjet me dimensione më të mëdha për të lejuar ekspozimin e materialit në vitrina. Në katet e tjera përcillet e njëjta sipërfaqe e hapjeve, me dritare 200x220 cm në dhoma të fjetjes, dhe 300x220 cm në Qëndrime ditore.
Hapjet e këtyre dimensioneve mundësojnë qasjen e dritës natyrore në të gjitha kthinat, dhe i bënë ato të mundësojnë kushtet e duhura për jetesë kualitative.
Çdo njësi banimi në këtë ndërtesë është e pajisur me hapësira të jashtme – ballkone dhe lozha me gardhe prej qelqi Këto elemente mundësojnë formimin arkitektonik të ndërtesës dhe theksimin e formës. Materializimi i fasadës me panele “fundermax”, i shton kualitetin dhe vlerën e objektit duke ndikuar pozitivisht edhe në krijimin e identitetit të ndërtesës si ndërtesë banimi.
Përfaqësimi i firmës projektuese e ndërtimore me objekte të tilla banimi, krijon imazhin e seriozitetit në krijimin e kushteve ideale për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt.