Lagjia "Vargu i Blertë" do të funksionojë si shtëpi e madhe me shumë familje, e cila është e menduar për cdo banor dhe vizitor të saj. Krahas privatësisë së lagjes, rëndësiar e madhe i është kushtuar edhe hapsësirës publike, duke ofruar sipërfaqe prej afro 20 ari për frytëzim publik, hapësira e cila do të shërbejë për rekreacion, aktivitet fizik e sportiv, duke promovuar socializimin e banorëve pa dallim grup - moshe, e njëkohësisht duke kontribuar në shëndetin, si fizik, poashtu edhe atë mendor të cdo banori të lagjes.
Paguaj 50% në nënshkrim të kontrates, pjesa e mbetur prej 50% mundsohet të paguhet direkt me Kompanin me këste pa kamat deri në 36 muaj (3 Vite).
Metoda 1: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e shtëpiave me këste deri në përfundim të banesës. 30% të shumës paguhen në momentin e nënshkrimit të kontratës. 50% pagesa me rata deri në përfundim të projektit. 20% me rastin e dorëzimit të çelësave.
Metoda 2: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e shtëpiave në “Vargu i Blertë”, në lagjen e Taukbahçe. Pozhegu Brothers ka marrëveshje me kredi hipotekare “RaiffeisenBank” me norm atraktive të interesit me këste deri në 25vite, shtëpia e blerë lihet hipotekë (peng) nga ana e blerësit deri në përfundimin e të gjitha ratave për pagesë. Ligjshmërinë e kësaj oferte e gëzojnë edhe Kosovarët në diasporë.
Metoda 3: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e shtëpiave në “Vargu i Blertë”, në lagjen e Taukbahçe. Pozhegu Brothers ka marrëveshje me kredi hipotekare “BKT Kosova” paguaj duke filluar nga 10,000 Euro pjesëmarrje pjesa tjeter financohet nga BKT Kosova me maturitet deri në 25 vite, me normë minimale të interesit duke filluar nga 3.99%. Ligjshmërinë e kësaj oferte e gëzojnë edhe Kosovarët në diasporë.