Garden Buildings

Kompleksi banesor “Pozhegu Garden Buildings” nga PozheguBrothers

Objekti H2

Objekti H2 përmban njësi banimi të dizajnuara me kujdes, duke ofruar një kombinim të përkryer të estetikës moderne dhe rehatisë për banorët.

Shiko planin

Objekti H3

Objekti H3 shquhet për arkitekturën bashkëkohore dhe hapësirat e gjelbëruara, duke ofruar një stil jete dinamik dhe të qetë në një zonë të zhvilluar.

Shiko planin

Objekti H4

Objekti H4 shquhet për arkitekturën bashkëkohore dhe hapësirat e gjelbëruara, duke ofruar një stil jete dinamik dhe të qetë në një zonë të zhvilluar.

Shiko planin

Objekti L4

Objekti L4 ofron njësi banimi të ndritshme dhe moderne, me fasadë të projektuar për qëndrueshmëri dhe estetikë, duke krijuar një hapësirë komode për banorët.

Shiko planin

Objekti L7

Objekti L7 përmban apartamente funksionale dhe të organizuara në mënyrë optimale, me fasadë që ndërthur ngjyrat e ndritshme dhe natyrore, duke reflektuar një dizajn të sofistikuar.

Shiko planin

Objekti L8

Objekti L8 shquhet për stilin modern të ndërtimit dhe hapësirat e bollshme, me fasadë që sjell harmoni mes natyrës dhe arkitekturës urbane.

Shiko planin

Objekti L9

Objekti L9 ofron një ndërthurje të përsosur të dizajnit bashkëkohor dhe prakticitetit, me fasadë që shfaq detaje elegante dhe funksionale.

Shiko planin

Arkitektura

Kompleksi banesor “Pozhegu Garden Buildings” përbëhet nga dy blloqe banesore, Blloku A11 dhe Blloku C5. Blloku A11 është I përbërë nga 10 lamela me etazhitet 3B+S+P+11, ndërsa Blloku C5 përbëhet nga 3 lamela të cilat kanë etazhitet 2B+S+P+8, me qasje frontale për katet lartë, ndërsa anash kanë rampën për qasje në garazh, në katet e bodrumeve.

Fasadat janë detajuar duke ndjekur ritmin e hapjeve, dhe destinimit të hapësirave. Veçori e këtij kompleksi është gjelbrimi vertikal në vazo (kutitë për gjelbrim) në fasadë, ku përveç rolit të tyre parësor si pastrues të ajrit, i japin edhe estetikë e freski objektit.

Në pjesët ku gjenden lokalet afariste/Përdhesë, janë përdorur hapjet me dimensione më të mëdha për të lejuar ekspozimin e materialit në vitrina. Në katet e tjera përcillet e njëjta sipërfaqe e hapjeve, me dritare 200×220 cm në dhoma të fjetjes, dhe 300×220 cm në Qëndrime ditore.

Hapjet e këtyre dimensioneve mundësojnë qasjen e dritës natyrore në të gjitha kthinat, dhe i bënë ato të mundësojnë kushtet e duhura për jetesë kualitative.

Çdo njësi banimi në këtë ndërtesë është e pajisur me hapësira të jashtme – ballkone dhe lozha me gardhe prej qelqi Këto elemente mundësojnë formimin arkitektonik të ndërtesës dhe theksimin e formës. Materializimi i fasadës me panele “fundermax”, i shton kualitetin dhe vlerën e objektit duke ndikuar pozitivisht edhe në krijimin e identitetit të ndërtesës si ndërtesë banimi.

Përfaqësimi i firmës projektuese e ndërtimore me objekte të tilla banimi, krijon imazhin e seriozitetit në krijimin e kushteve ideale për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt.