Zbuloni Magjinë Urbane: Banimin e Ëndrrave!

Mirësevini te kompania jonë të pasurive të patundshme në Prishtinë. Gjeni shtëpinë tuaj të ëndrrave në këtë qytet të gjallë. Ekipi ynë përkushtuar do t'ju udhëzojë nëpër zgjedhjet e mrekullueshme të ndërtesave, duke e bërë këtë udhëtim drejt shtëpisë perfekte shumë të lehtë për ju.

1548

Apartmente

105

Lokale

29

Objekte

14

Vite

Projektet tona reflektojnë pasionin tonë për krijimin e ambienteve të veçanta dhe të përshtatshme për jetën moderne. Me dizajne inovative dhe përdorimin e teknologjive të fundit, ne krijojmë projekte që janë më shumë se thjesht ndërtesa - ato janë destinacione ku jeta dhe stili takohen në një harmoni të përsosur. Çdo projekt ynë është një eksperiencë unike dhe një përshtatje e shkëlqyeshme për nevojat dhe ëndrrat e klientëve tanë.

rreth nesh

Eksperienca jone,
shtepia e endrrave tuaja!

Ne jemi Pozhegu Brothers, një ekip pasionant i përkushtuar në krijimin e shtëpive të ëndrrave në zemrën e Prishtinës. Me një përvojë të pasur dhe vizionin tonë krijues, ofrojmë projekte të cilat sjellin një ndryshim në peisazhin e pasurive të patundshme. Përqëndrohemi në dizajn të përparuar, cilesi të lartë dhe shërbim të personalizuar për t’ju ndihmuar të gjeni shtëpinë që përshtatet perfekt me jetën tuaj. Bashkohuni me ne në udhën tuaj drejt një jete të re dhe të pasuruar në një shtëpi që ju thërret ‘të jeni në shtëpi’

< ?php echo esc_attr($image['alt']); ?>

Arkitektura

Hartimi i projektit të zgjidhjes urbane të një lagjeje ka për bazë analizën e konfiguracionit ekzistues të terrenit, ku planvendosja e secilës shtëpi bëhet në harmoni me izohipset e terrenit, gjithmonë duke plotësuar në përpikëri të gjitha kriteret urbane, arkitektonike dhe infrastrukturore të Planit Rregullues të Hollësishëm të zonës përkatëse.

Ndër karakteristikat kryesore me të cilat shquhet një lagje e tillë janë:

  • Pozita teje e favorshme gjeografike, shtrirja gjeometrike e njësive të banimit, duke i dhënë përparësi orientimit jugor të dhomave kryesore si orientimi më i përshtatshëm;
  • Dominimi i gjelbërimit në hapësirat e përbashkëta;
  • Trajtimi urban dhe arkitektonik, ku përmes planifikimit të qëndrueshëm dhe përdorimit të materialeve natyrore, është arritur një harmoni me natyrën, duke bërë që lagjja të bëhet një ikonë e arkitekturës bashkëkohore në zonë.

Testimonials

Nga Klientet tane

Jam i kënaqur me kualitetin e ndërtimit, mundesitë e pagesave si dhe stafin me sjellje të shkëlqyeshme të kompanisë.

Fidan Mehmeti

Kualiteti i ndërtimit është shumë i mirë. Jemi të knaqur me shërbimet dhe korreksin. Nuk kemi asnjë ankes, jemi të knaqur në përgjithsi.

Emin Latifi

Të bashkëpunosh dhe të jesh klient i Pozhegu Brothers është nder dhe knaqësi.

Naser Elezi

Kualiteti i ndërtimit shumë i mirë. Shërbimi shumë i mirë gjithashtu. Preciziteti dhe korrektesia në nivel.

Shyhrete Bytyqi

Të nderuar në përgjithësi jam i kënaqur si me shërbimet ndaj meje poashtu edhe me precizitetin dhe korrektesin e treguar dhe gjithashtu me afatin e ndërtimit.

Esad Uka

Jam i kënaqur maksimalishtë me kualitetin e ndërtimit, korrektësin e kompanis si dhe kujdesin në objekte. Po ashtu mirëmbajtja është në nivel të duhur dhe pastërtia është mjaftë e mirë. Si banorë në njëren nga objektet e Pozhegu Brothers, jam i lumtur dhe i kënaqur që jam në njëren prej banesave. Po ashtu edhe termoizolimi dhe izolimi akustik janë në nivelin e duhur.

Lulzim Ahmeti