Froni i Matit

Lagjja”Froni i Matit” nga PozheguBrothers

Objekti A3

Objekti A3 përmban njësi banimi të dizajnuara me kujdes, duke ofruar një kombinim të përkryer të estetikës moderne dhe rehatisë për banorët.

Shiko planin

Objekti D1

Objekti D1 në ‘Froni i Matit’ ofron njësi banimi moderne të rrethuara nga gjelbërimi dhe hapësira rekreative. Me kulmet e gjelbëruara dhe ndriçim optimal, ky objekt siguron një jetesë të qetë dhe komode.

Shiko planin

Objekti D2

Objekti D1 në ‘Froni Matit’ ofron njësi banimi moderne të rrethuara nga gjelbërimi dhe hapësira rekreative. Me kulmet e gjelbëruara dhe ndriçim optimal, ky objekt siguron një jetesë të qetë dhe komode.

Shiko planin

Objekti D3

Objekti D1 në ‘Froni i Matit’ ofron njësi banimi moderne të rrethuara nga gjelbërimi dhe hapësira rekreative. Me kulmet e gjelbëruara dhe ndriçim optimal, ky objekt siguron një jetesë të qetë dhe komode.

Shiko planin

FRONI I MATIT

Ndërtesat e projektuara në bllokun C11, janë ndërtesa C23, në formë ‘T’së me etazhitet 2B+S+P+9K, ndërtesa B12 me etazhitet 2B+P+6K, dhe ndërtesa B10 me etazhitet 2B+P+4K. Këto ndërtesa janë pjesë e një kompleksi më të gjerë urban të realizuar më herët nga ‘Pozhegu Brothers’.

Fasadat janë detajuar duke ndjekur ritmin e hapjeve, dhe destinimit të hapësirave. Në pjesët ku gjenden lokalet afariste/Përdhesë, janë përdorur hapjet me dimensione më të mëdha për të lejuar ekspozimin e materialit në vitrina. Në katet e tjera përcillet e njëjta sipërfaqe e hapjeve, me dritare 200×220 cm në dhoma të fjetjes, dhe 300×220 cm në Qëndrime ditore. Hapjet e këtyre dimensioneve mundësojnë qasjen e dritës natyrore në të gjitha kthinat, dhe i bënë ato të mundësojnë kushtet e duhura për jetesë kualitative.

Çdo njësi banimi në këtë ndërtesë është e pajisur me hapësira të jashtme – ballkone dhe lozha. Këto elemente mundësojnë formimin arkitektonik të ndërtesës dhe theksimin e formës. Materializimi i fasadës me tulla të zeza belge, ndikon pozitivisht në krijimin e identitetit të ndërtesës si kullë banimi. Përfaqësimi i firmës projektuese e ndërtimore me objekte të tilla banimi, krijon imazhin e seriozitetit në krijimin e kushteve ideale për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt.