Shtëpia 6B – 260.80 m2
Forma dhe organizimi hapësinor
Shtëpia është me dy kate, e organizuar në mënyrë funksionale për jetesë familjare. Kati përdhesë përfshinë hapësirat ditore – sallonin, kuzhinën me tryezari, banjo, depo, kthinën teknike si dhe garazhë. Kati lartë përmban 4 dhoma të gjumit, 2 banjo, utilitin dhe ballkonin. Dritaret e mëdha lejojnë ndriçimin natyror të hyjë gjatë gjithë ditës, ndërsa orientimi është i planifikuar për të përfituar maksimalisht nga drita dhe pamja.