Shtëpia 9B – 272.12 m2
Shtëpia paraqitet si një njësi banimi bashkëkohore me tre kate, e konceptuar për të ofruar rehati, funksionalitet dhe harmoni mes hapësirave të përditshme dhe atyre private për jetesë familjare. Kati përdhesë shërben si zonë ditore dhe teknike, duke përfshirë sallonin e ndenjës, kuzhinën me tryezari, si dhe hapësira ndihmëse si depoja dhe kthinën teknike, të cilat sigurojnë praktikë dhe komoditet në përdorim të përditshëm. Kati i parë është i dedikuar zonës së pushimit dhe përmban dy dhoma gjumi, prej të cilave njëra është dhomë master, një hapësirë utilitare, një banjo të përbashkët dhe një terasë që ofron ndriçim dhe ajrosje natyrale. Kati i dytë vazhdon funksionin rezidencial me dy dhoma gjumi shtesë dhe një banjo të përbashkët. Ky kat karakterizohet nga lidhja direkte e terasës me oborrin e pasëm, duke krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë mes hapësirave të brendshme dhe atyre të jashtme, ideale për relaksim dhe aktivitete familjare.
