Shtëpia 47G – 269.08 m2
Shtëpia paraqitet si një njësi banimi bashkëkohore me tre kate, e konceptuar për të ofruar rehati, funksionalitet dhe harmoni mes hapësirave të përditshme dhe atyre private për jetesë familjare. Përdhesa përfshin një dhomë gjumi të rehatshme, një hapësirë për shumë qëllime, një banjo, si dhe dalje direkte në terasë dhe oborr, duke krijuar një ambient ideal për relaks dhe aktivitete në natyrë. Kati i parë përbëhet nga kthina teknike, një banjo të përbashkët dhe tre dhoma gjumi të ndriçuara mirë ku njëra nga këto është master. Kati i dytë është konceptuar si hapësira kryesore e jetesës ditore, ku përfshihen WC, kuzhina, tryezaria dhe qëndrimi ditor, të organizuara në mënyrë funksionale dhe të hapur. Ky kat ofron gjithashtu dalje në terasë dhe lidhje me oborrin, duke e bërë ideal për pritje dhe momente familjare. Në tërësi, shtëpia kombinon funksionalitetin, komoditetin dhe hapësirat e jashtme, duke ofruar kushte shumë të mira për jetesë moderne.
