Shtëpia 23C – 288.51 m2
Shtëpia paraqitet si një njësi banimi bashkëkohore me bodrum dhe tre kate, e konceptuar për të ofruar rehati, funksionalitet dhe harmoni mes hapësirave të përditshme dhe atyre private për jetesë familjare. Bodrumi përmban kthinën teknike, utilitin dhe garazhdën. Kati përdhesë shërben si zonë ditore, duke përfshirë sallonin e ndenjës, kuzhinën me tryezari, si dhe hapësira ndihmëse si depoja dhe wc-ja, të cilat sigurojnë praktikë dhe komoditet në përdorim të përditshëm. Kati i parë është i dedikuar zonës së pushimit dhe përmban tri dhoma gjumi, prej të cilave njëra është dhomë master, një banjo të përbashkët, një depo dhe një terasë që ofron ndriçim dhe ajrosje natyrale. Kati i dytë vazhdon funksionin rezidencial me një dhoma gjumi master dhe një hapësirë për shumë qëllime. Ky kat karakterizohet nga lidhja direkte e terasës me oborrin e pasëm, duke krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë mes hapësirave të brendshme dhe atyre të jashtme, ideale për relaksim dhe aktivitete familjare.
