Shtëpitë A “Shtëpitë Dyshe”
Në një kohë kur jetesa po transformohet drejt formave më kompakte, praktike dhe të qëndrueshme, shtëpitë dyshe në Foleja e Ulpianës vijnë si një alternativë e balancuar mes jetesës private dhe komunitetit të afërt.
Këto njësi banimi janë projektuar për të përfituar nga ndërtimi i përbashkët, pa hequr dorë nga ndjesia e një shtëpie më vete. Edhe pse të lidhura në strukturë, secila shtëpi funksionon si një njësi e pavarur, me hapësira që ofrojnë rehati, rregull dhe distancë të shëndetshme.
Përdorimi i gjelbërimit ndarës, gardheve të ulëta dhe planifikimi i kujdesshëm i hapësirave të jashtme sigurojnë distancë vizuale dhe akustike, duke i bërë këto njësi të ndihen më intime, pa qenë të izoluara.
Shtëpitë dyshe janë për ata që e duan privatësinë, por nuk ndihen të shkëputur. Për ata që e duan natyrën, por edhe e vlerësojnë praktikën. Për ata që mendojnë për sot, por ndërtojnë për nesër.