Lagjja”Folea e Ulpianes” nga PozheguBrothers
Shtëpia A përmban një varg njësish banimi të dizajnuara me stil modern dhe të përshtatura për një mënyrë jetese të qetë dhe të rehatshme. Me ballkone të gjera dhe ambiente të gjelbëruara, ajo ofron hapësira të përkryera për të shijuar jetën në natyrë.
Shiko planinHartimi i projektit të zgjidhjes urbane për lagjen “Foleja e Ulpianës” mbështetet në analizën e kujdesshme të konfiguracionit ekzistues të terrenit dhe specifikave të zonës urbane pranë lagjes së vjetër Ulpianë, në Prishtinë. Planvendosja e njësive banesore është realizuar në harmoni me strukturën e terrenit, duke respektuar izohipset natyrore dhe duke garantuar zbatim të plotë të kritereve urbane, arkitektonike dhe infrastrukturore të përcaktuara nga planet rregulluese në fuqi.
Pozita gjeografike strategjike, në afërsi të lagjes së vjetër Ulpianë, e cila ofron qasje të shpejtë dhe funksionale me qendrën e qytetit dhe rrjetin kryesor të infrastrukturës urbane;
Orientimi urbanistik dhe arkitektonik i banesave, ku është vënë theksi në shfrytëzimin maksimal të orientimit jugor për kthinën kryesore të banimit, duke siguruar komoditet, kursim energjie dhe ndriçim natyror gjatë gjithë vitit;
Integrimi i gjelbërimit, ku hapësirat e përbashkëta dhe oborret e brendshme trajtohen me theks në peizazhin natyror dhe biodiversitetin urban, duke krijuar një ambient të shëndetshëm dhe atraktiv për banorët;
Qasja në qëndrueshmëri, ku përdorimi i materialeve natyrore dhe teknologjive bashkëkohore të ndërtimit siguron jetëgjatësi të ndërtesave, kursim energjie dhe integrim me mjedisin urban ekzistues;
Identiteti i lagjes, ku përmes konceptit arkitektonik dhe trajtimit urban, “Foleja e Ulpianës” do të bëhet një ikonë e re urbane në Prishtinë, duke reflektuar ndërthurjen e trashëgimisë së lagjes Ulpianë me zhvillimet moderne urbane.