Zgjedh objektin

B10(E SHITUR)

Objekti B10

(E SHITUR)

B12

Objekti B12

Tipet e banesave

    C23

    Objekti C23

    Tipet e banesave

    Objekti B12

    Zgjedh katin

    Përdhesa Kati 1 Kati 2 Kati 3 Kati 4 Kati 5 Kati 6 Kati 7

    Tipet e banesave

      Objekti C23

      Zgjedh katin

      Përdhesa Kati 1 Kati 2 Kati 3 Kati 4 Kati 5 Kati 6 Kati 7 Kati 8 Kati 9

      Tipet e banesave

      Hapësirat e gjelbra

      Gjelbërimi është shumë i rëndësishëm për kompletimine kompleksit. Sipërfaqja totale e realizuar e gjelbërimit është 2719 m2, të cilat janë të destinuara për sport dhe rekreacion. Në bllokun C11, i është dhënë prioritet krijimit të hapësirave të mirëfillta të gjelbraduke krijuar një park të brendshëm të bllokut me të gjitha detajet e nevojshme për finalizimin e tyre. Mobiliari urban i kualitetit më të lartë Evropian, për ulëse, shporta, lojëra për fëmijë dhe ndriçimi i bollshëm.

       

      Çmimorja

      Objekti C11/B/10
      Katet
      Nga kati i 1 deri në katin e 4 çmimi 900 Euro për m2
      *plus me këtë çmim vjen një vendparking dhe depo

      Objekti C11/B/12
      Katet
      Nga kati i 1 deri në katin e 6 çmimi 900 Euro për m2
      *plus me këtë çmim vjen një vendparking dhe depo (mirëpo kjo ofertë për vendparking dhe depo nuk vlen për banesa nën 50 m2).

      Objekti C11/C/23
      Katet
      Nga kati i 1 deri në katin e 9 çmimi 900 Euro për m2

      *plus me këtë çmim vjen një vendparking dhe depo (mirëpo kjo ofertë për vendparking dhe depo nuk vlen për banesa nën 50 m2).

      Metoda 1: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e banesave me këste deri në përfundim të banesës. 30% të shumës paguhen në momentin e nënshkrimit të kontratës. 50% pagesa me rata deri në përfundim të projektit banesor. 20% me rastin e dorëzimit të çelësave.

      Metoda 2: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e banesave në “ Froni i Matit”, Mati 1. Pozhegu Brothers ka marrëveshje me “RaiffeisenLeasing” që përmes shërbimit Leasing, banesa e blerë lihet hipotekë (peng) nga ana e blerësit deri në përfundimin e të gjitha ratave për pagesë. Ligjshmërinë e kësaj oferte e gëzojnë edhe Kosovarët në diasporë.

      PAGESA FILLESTARE PAGESA E FINANCUAR NGA BANKA INTERESI VJETOR KËSTI MUJOR 230.79 €

      Arkitektura

      Ndërtesat e projektuara në bllokun C11, janë ndërtesa C23, në formë ‘T’së me etazhitet 2B+S+P+9K, ndërtesa B12 me etazhitet 2B+P+6K, dhe ndërtesa B10 me etazhitet 2B+P+4K. Këto ndërtesa janë pjesë e një kompleksi më të gjerë urban të realizuar më herët nga ‘Pozhegu Brothers’.

      Fasadat janë detajuar duke ndjekur ritmin e hapjeve, dhe destinimit të hapësirave. Në pjesët ku gjenden lokalet afariste/Përdhesë, janë përdorur hapjet me dimensione më të mëdha për të lejuar ekspozimin e materialit në vitrina. Në katet e tjera përcillet e njëjta sipërfaqe e hapjeve, me dritare 200x220 cm në dhoma të fjetjes, dhe 300x220 cm në Qëndrime ditore. Hapjet e këtyre dimensioneve mundësojnë qasjen e dritës natyrore në të gjitha kthinat, dhe i bënë ato të mundësojnë kushtet e duhura për jetesë kualitative.

      Çdo njësi banimi në këtë ndërtesë është e pajisur me hapësira të jashtme – ballkone dhe lozha. Këto elemente mundësojnë formimin arkitektonik të ndërtesës dhe theksimin e formës. Materializimi i fasadës me tulla të zeza belge, ndikon pozitivisht në krijimin e identitetit të ndërtesës si kullë banimi. Përfaqësimi i firmës projektuese e ndërtimore me objekte të tilla banimi, krijon imazhin e seriozitetit në krijimin e kushteve ideale për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt.

      Product Preview
      Handle