Referencat

Besnik Abazi, dipl.eng.arch

Edita Bunjaku, dipl.eng.arch

Meqenëse edhe vet jam arkitekt, vendimi për ta zgjidhur problemin e banimit, nga këto banimet e reja, duke u përballur konkretisht me realitetin në terren, ka qenë relativisht e vështirë.
Nëse kesaj i shtoj edhe faktin që edhe bashkëshortja ime është poashtu arkitekte, kjo e ka bërë dyfish më të vështirë përzgjedhjen.
Kemi kërkuar shumë për zgjedhjen e banimit, kemi hasur jashtëzakonisht shumë parregullsi: lokacion të papërshtatshëm, qasje jo të mirë, hapësira jo-funksionale, cilësi të dobët të materialit,  vizura jo të sigurta, etj…
Dhe nga vet fakti, që nga gjithë këto kërkesa profesionale, nga gjithë lokacionet e vizituara, e kemi zgjedhur pikërisht kompaninë “POZHEGU Brothers” për të jetuar në banesat e punuara nga ata, këtë nuk e kemi bërë rastësisht.
Lokacioni i përshtatshem, orientimi, vizurat, qasja në objekt, garazhimi, parkingu, parku-lojërat e femijëve, pastaj ndriqimi i bollshëm i njësive banesore, kualiteti i ndërtimit në përgjthësi, tregon që kompania në fjalë është serioze në punën e saj dhe me këtë na e ka mbushur mendjen.
Si përfundim, kur ne si profesionistë të kësaj lëmie, nga gjithë objektet tjera kemi bërë përzgjedhjen tonë pikërisht te ‘POZHEGU Brothers”, besoj që edhe të tjerët do të kenë parasysh referencën tonë.

 


 

Hamijet Dedolli, Prishtinë

Pas një hulumtimi serioz të tregut për ndërtim të banesave në Prishtinë, kamë vendosur të përzgjedhi kompaninë ndërtimore ,,Pozhegu Brothers’’. Arsyet për vendimin tim kanë qënë të shumta duke filluar nga dokumentacioni i rregullt ligjor për ndërtim, kualiteti i ndërtimit, transparenca e deri tek qasja profesionale dhe mikëpritja e ngrohët.

Jamë tejet e kënaqur me banesën time e cila gjendet në Breg të diellit/Mati 1. Banesa është e ndërtuar me Standarde Evropiane dhe përmbushë të gjitha kushtet e parapara me kontratë. Unë dhe familja ime ndihemi shumë të lumtur për përzgjedhjen që kemi bërë.

Përgëzoj dhe falenderoj kompaninë “Pozhegu Brothers’’ për profesionalizmin dhe sinqeritetin e tyre duke ju uruar në vazhdimësi punë të mbarë dhe suksese.

 


 

Dr. Burim Kotori, ISHP – Pejë

Te nderuar,
Standarde bashkohore te ndertimit, cilesi, korrektesi ne permbushjen e kushteve te kontrates, hapesire te mjaftueshme per kerkesat te cilat I pergjigjen nevojave te banimit modern,24 ore uje.
Gatishmeria e “Pozhegu Brothers” qe ne cdo kohe jane ne sherbimin tuaj, me kenaqesi do te ju preferoj dhe rekomandoj per te gjithe klientet e ardhshem te juaj.
Dr.sci.Linda Grapci – Kotori, Prof.asc. Universiteti i Prishtines/FSHMN

Blloku E – Objekti 1- MAT – Prishtine

 


 

Flamur Visoka, Prishtinë

Pozhegu Brothers konsideroj se eshte nje kompani ndertuese serioze dhe mjaft e perkushtuar dhe kete e ka deshmuar ndaj klienteve e sidomos edhe ndaj meje pasiqe qe une kam bler nje banes e cila gjendet ne Lagjen Mati I. Personalisht jam shum i kenaqur jo vetem me ndertimin dhe me kushtet te cilat i ofron Kompania Pozhegu Brothers por edhe me ofrimin e kushteve shum te mira dhe respektin qe kjo kompani ka ndaj klienteve.

Banesa eshte konform standardeve Evropiane, me te gjitha sherbimet dhe ofron nje siguri te lart pasiqe qe ka te gjitha elementet qe e deshmojn kete gje.

Une personalisht ju preferoj qe te gjithe te cilet jan te interesuar te ofrohen tek kjo kompani dhe ju siguroj se zgjedhja e tyre me te vertet do te jet e mir, e drejt dhe reale.
Falenderoj Kompanine Pozhegu Brother dhe stafin e saj per te gjitha sherbimet dhe konsultat e poashtu lojalitetin e treguar ndaj meje dhe shpresoj qe edhe ne te ardhmen do jem pjes ne cfardo menyre e kesaj Kompanie.
Me shume respekt

 


 

Agron Mexhuani, Profesor ne American School of Kosova

Unë Agron Mexhuani, jam i vendosur në njërën nga banesat që ka ndërtuar firma ndërtimore “Pozhegubrothers” në lagjen e spitalit në Prishtinë, afër ish Farmedit apo sot ku është i vendosur Eulex. Mund të them me plot përgjegjësi se banesa aplikon standarte bashkëkohore të ndërtimtarisë. Banesat kanë një ambient të ngrohtë familjar, ndriçim të mjaftueshëm dhe të gjitha kushtet për një jetë normale familjare. Është shumë me rëndësi të ceket se ndërtesat e ndërtuara të firmës “Pozhegubrothers” posedojnë 24 orë ujë pa ndërprerje, gjë që në kryeqendrën tonë është gjë e rrallë. Përveç kësaj banesat kanë një plan të shkëlqyer të stilit amerikan.
Në çoftëse vendosni të jetoni në ndërtime kolektive ( banesa ) ju preferoj të drejtoheni te “Pozhegu Brothers” sepse nuk do të zhgënjeheni. Pronarët tregojnë besueshmëri, sinqeritet dhe përgjegjësi në marrëveshje.

 


Hana Petrovci, Administratore në Universitetin AAB

“Pozhegu Brothers” është kompani e cila që në fillim na është imponu me një qasje serioze ndaj punës që e kryen. Kjo edhe na është vërtetu pasi që kemi vendosur që të blejmë banesë nga kjo kompani. Ajo që është shumë e rëndësishme për ne si familje është kualiteti i nivelit të lakmueshëm i banesës në të cilën jetojmë, është kontakti i shpesht që kemi me pronarin e kompanisë si dhe gadishmëria e tij dhe e stafit të tij që në çdo kohë të na jetë në shpërbim në lidhje me çfarëdo kërkese eventuale në lidhje me banesën. Jemi shumë të kënaqur me përzgjedhjen që kemi bërë dhe për zgjerim eventual të hapsirës me kënaqësi do t’i drejtohemi sërish të njejtës kompani.

 


 

Arif Muharremi, Prishtinë

Jam thellesisht i kenaqur, i befasuar per te mire, me banesen time te re. Pozhegu Brothers i kane tejkaluar pritjet e mia ne shume nivele, qofte nga cilesia e materialit te shfrytezuar ndertimor, perzgjedhja estetike e me shije e artikujve percjelles si dhe per kah aspekti i funksionalitetit dhe ceshtjeve te tjera te rendesishme praktike qe nderlidhen me vleresimin e standardit te nje ndertimi. E kur krejt kjo ndodh ne kohen e devalvimit te vlerave tek ne, nder to edhe atyre arkitektonike, cilesia qe kjo firme ofron, ta ben me dije se Brothers metojne e dijne jo vetem te paraqesin konkurrence cilesore, por edhe te ofrojne maksimumin e rehatise te asaj qe ne e quajme Shtepi.

 


 

Bukurija Haxhijaha, Londër, Britani e Madhe

Për secilin prej neve rehatia,qetësia dhe standardi i lartë i jetës kanë rëndësi të madhe .
Nëse keni vendosur të bëni zgjidhjen e banimit, mendo -vëllezërit pozhegu- dhe ofertat e tyre banesore.

Me respekt

Facebook