Zgjedh objektin

Zgjedh katin

Tipet e banesave

Zgjedh katin

Tipet e banesave

    Hapësirat e gjelbra

    Gjelbërimi është shumë i rëndësishëm për kompletimine kompleksit. Sipërfaqja totale e realizuar e gjelbërimit është 656.3 m2, të cilat janë të destinuara për sport dhe rekreacion. Në “Pozhegu Garden Buldings”, i është dhënë prioritet krijimit të hapësirave të mirëfillta të gjelbra me të gjitha detajet e nevojshme për finalizimin e tyre. Mobiliari urban i kualitetit më të lartë Evropian, për ulëse, shporta, lojëra për fëmijë dhe ndriçimi i bollshëm.

    Çmimorja

    Katet

    Nga kati i Suteren, Përdhes deri në katin e 8 çmimi 1100 Euro për m2

    Ndërsa banesa Penthouse çmimi 1300 Euro për m2

    *plus me këtë çmim vjen një vendparking dhe depo  (mirëpo kjo ofertë për vendparking dhe depo nuk vlen për banesa nën 50 m2).

    Metoda 1: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e banesave me këste deri në përfundim të banesës. 30% të shumës paguhen në momentin e nënshkrimit të kontratës. 50% pagesa me rata deri në përfundim të projektit banesor. 20% me rastin e dorëzimit të çelësave.

    Metoda 2: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e banesave me këste deri në përfundim të banesës. 30% të shumës paguhen në momentin e nënshkrimit të kontratës. 70% pagesa me rata deri në 60muaj me këste fleksibile dhe  pa kamat direkt me kompaninë " PozheguBrothers"

    Metoda 3: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e banesave në “GardenBuilding”, në lagjen e Mati 1. Pozhegu Brothers ka marrëveshje me “RaiffeisenLeasing” që përmes shërbimit Leasing, banesa e blerë lihet hipotekë (peng) nga ana e blerësit deri në përfundimin e të gjitha ratave për pagesë. Ligjshmërinë e kësaj oferte e gëzojnë edhe Kosovarët në diasporë.

    PAGESA FILLESTARE PAGESA E FINANCUAR NGA BANKA INTERESI VJETOR KËSTI MUJOR 230.79 €

    Arkitektura

    Ndërtesat e projektuara në bllokun C11, janë ndërtesa C23, në formë ‘T’së me etazhitet 2B+S+P+9K, ndërtesa B12 me etazhitet 2B+P+6K, dhe ndërtesa B10 me etazhitet 2B+P+4K. Këto ndërtesa janë pjesë e një kompleksi më të gjerë urban të realizuar më herët nga ‘Pozhegu Brothers’.

    Fasadat janë detajuar duke ndjekur ritmin e hapjeve, dhe destinimit të hapësirave. Në pjesët ku gjenden lokalet afariste/Përdhesë, janë përdorur hapjet me dimensione më të mëdha për të lejuar ekspozimin e materialit në vitrina. Në katet e tjera përcillet e njëjta sipërfaqe e hapjeve, me dritare 200x220 cm në dhoma të fjetjes, dhe 300x220 cm në Qëndrime ditore. Hapjet e këtyre dimensioneve mundësojnë qasjen e dritës natyrore në të gjitha kthinat, dhe i bënë ato të mundësojnë kushtet e duhura për jetesë kualitative.

    Çdo njësi banimi në këtë ndërtesë është e pajisur me hapësira të jashtme – ballkone dhe lozha. Këto elemente mundësojnë formimin arkitektonik të ndërtesës dhe theksimin e formës. Materializimi i fasadës me tulla të zeza belge, ndikon pozitivisht në krijimin e identitetit të ndërtesës si kullë banimi. Përfaqësimi i firmës projektuese e ndërtimore me objekte të tilla banimi, krijon imazhin e seriozitetit në krijimin e kushteve ideale për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt.