Mirë se erdhët

Për ne

“Pozhegu Brothers” merret me zhvillimin dhe krijimin e patundshmërisë së re rezidenciale dhe komerciale. Pronarët e kësaj kompanie (Qemajl Pozhegu dhe Shefqet Pozhegu) kanë shkollim të lartë dhe mirren me aplikimin e standarteve të ndërtimtarisë bashkëkohore moderne. Orientimi i kompanisë është në krijimin e banesave të sigurta ekologjike

0

Banesa

0

Lokale

0

Objekte

0

Vite

Kualitet

Materiale që mbrojnë banorin kundër zhurmës me mure të dyfishta në mes fqinjëve si dhe dyer me sistem sigurie kundër vjedhjes. Inxhinierët tanë aplikojin penda siezmike, traje të lëshuara që mbrojnë objektet tona banesore në rast të termeteve të MSK apo Magnitudes M=7.5 sipas shkallës se Gutenbergut dhe Rihterit (referuar nga ing. Fatos Tahiri).

Efiçiencë

“Pozhegu Brothers” në 10 objektet e bllokut urbanistik ndërtimore të C11 aplikon materiale izoluese si p.sh leshi mineral, fasade me tulla të kuqe, dritare termopan të mbushura me Argon, me profile të dritareve me ura termike dhe dingtunge që kursen kunsumatorin në shpenzim të energjisë për nxemjen e banesës deri në 40 %.

Referencat

Pozhegu Brothers është kompani që mundëson familjet të bëhen me banesë duke ofruar mundësitë për kushtet dhe rrethanat vendore sipas ofertave që i prezanton. Është kompani serioze dhe u përgjigjet kërkesave të palëve duke u mundësuar mundësin e përgjedhjes dhe ndryshimeve në afate kohore të parapara sipas dinamikës së ndërtimit. Kualiteti dhe ndërtimi i objekteve banesore e dëshmon edhe më shumë si kompani duke e bërë edhe më të besueshme. Ne si familje jemi të knaqur me ndërtimin e objektit banesor si në aspektin cilësor po ashtu edhe bashkëpunues.

Arsim Maqani

Të bashkëpunosh dhe të jesh klient i Pozhegu Brothers është nder dhe knaqësi.

Naser Lezi

Shumë i mirë kualiteti i ndërtimit, banesa është në gjendje të rregullt me shërbime dhe korrektësi shumë të mira, ndryshimet e kërkuara brenda banesës janë kryer brenda afatit ashtu siç janë kërkuar.

Bersan Kolgeci

Të gjitha pikat e lartëcekura janë konform parakushteve të nënshkruara në kontratë. Jemi të kënaqur me kualitetin e ndërtimin, shërbimit, kualitetin dhe afatet e ndërtimit.

Sahadete Krasniqi

Kualiteti i  ndërtimit është i mirë. Sa i përket sherbimit ndaj klientit në cdo aspekt janë një kompani ndërtimit për cdo lavdat!. Preciziteti dhe korrektesia e kompanis " Pozhegu Brothers", është i nivelit europian. Po të ishin të gjitha kompanit në Kosovë sikurse " Pozhegu Brothers" atëhere Kosova do të dukej edhe më e bukur.

Selamete Çeku

Të nderuar në përgjithësi jam i kënaqur si me shërbimet ndaj meje poashtu edhe me precizitetin dhe korrektesin e treguar dhe gjithashtu me afatin e ndërtimit.

Esad Uka

Në të gjitha pikat e lartëcekura, konsiderojë se jam i kënaqur me punën të cilën e ka ba bërë kompania PozheguBrothers, është në përputhje me pritshmëritë e mija. Gjithashtu pronarët e kompanis kanë qenë bashkpunues dhe shumë të afërt në cilat do pytje apo shqetësimet e mundshme që kemi pasur gjatë periudhës 1 vjeqare.

Meshar Selimaj

Unë Fisnik Bublaku si blerës i banesës në objektin e Lugina e Perëndimit në Emshir jamë i kënaqur me kualitetin e ndërtimit. Shërbimet e kompanis ndaj klientit kanë qenë mjaft të knaqshme.

Kompania ka qenë precize në kryerjen e punës dhe shërbimeve. Kompania është përmbajtur afatit të ndërtimit.

Fisnik Bublaku

Unë jam Arben Fejzullahu dhe kam bleë banesën në lagjen Kalabria. Jam i knaqur me cilësin e ndërtimit dhe afatet kohore të parapara për ndërtim.

Arben Fejzullahu

Unë Dema Dili blerës i banesës nga kompania Pozhegu, vendosa për ta blerë banesën për arsyje se besoj në sinqeritet. Unë për vetën time jam mjafët i knaqur me të gjitha. Ju prifët e mbara kompanis Pozhegu.

Dema Dili

- Kualiteti i ndërtimit është jashtëzakonisht i mirë nuk janë paraqitur kurrfar problemesh. Mirëmbajtja është në nivelin e duhur, nuk kemi probleme sa i përket funksionimit të akcesoreve në objekt. Termoizolimi është jashtëzakonisht i mirë, gjatë dimrit nuk është ftoftë, kurse veres nuk bëhet shumë vapë, zëri nuk  ndëgjohet nga jashtë. Izolimi akustik është në rregull, nuk dëgjohen zëra nga banesat tjera.

Fitim Sadiku

Te nderuar,
Standarde bashkohore te ndertimit, cilesi, korrektesi ne permbushjen e kushteve te kontrates, hapesire te mjaftueshme per kerkesat te cilat I pergjigjen nevojave te banimit modern,24 ore uje.
Gatishmeria e “Pozhegu Brothers” qe ne cdo kohe jane ne sherbimin tuaj, me kenaqesi do te ju preferoj dhe rekomandoj per te gjithe klientet e ardhshem te juaj.
Dr.sci.Linda Grapci – Kotori, Prof.asc. Universiteti i Prishtines/FSHMN

Blloku E – Objekti 1- MAT – Prishtine

Dr. Burim Kotori

Pozhegu Brothers konsideroj se eshte nje kompani ndertuese serioze dhe mjaft e perkushtuar dhe kete e ka deshmuar ndaj klienteve e sidomos edhe ndaj meje pasiqe qe une kam bler nje banes e cila gjendet ne Lagjen Mati I. Personalisht jam shum i kenaqur jo vetem me ndertimin dhe me kushtet te cilat i ofron Kompania Pozhegu Brothers por edhe me ofrimin e kushteve shum te mira dhe respektin qe kjo kompani ka ndaj klienteve.

Banesa eshte konform standardeve Evropiane, me te gjitha sherbimet dhe ofron nje siguri te lart pasiqe qe ka te gjitha elementet qe e deshmojn kete gje.

Une personalisht ju preferoj qe te gjithe te cilet jan te interesuar te ofrohen tek kjo kompani dhe ju siguroj se zgjedhja e tyre me te vertet do te jet e mir, e drejt dhe reale.
Falenderoj Kompanine Pozhegu Brother dhe stafin e saj per te gjitha sherbimet dhe konsultat e poashtu lojalitetin e treguar ndaj meje dhe shpresoj qe edhe ne te ardhmen do jem pjes ne cfardo menyre e kesaj Kompanie.
Me shume respekt

Flamur Visoka

Pozhegu Brothers është kompani e cila që në fillim na është imponu me një qasje serioze ndaj punës që e kryen. Kjo edhe na është vërtetu pasi që kemi vendosur që të blejmë banesë nga kjo kompani. Ajo që është shumë e rëndësishme për ne si familje është kualiteti i nivelit të lakmueshëm i banesës në të cilën jetojmë, është kontakti i shpesht që kemi me pronarin e kompanisë si dhe gadishmëria e tij dhe e stafit të tij që në çdo kohë të na jetë në shpërbim në lidhje me çfarëdo kërkese eventuale në lidhje me banesën. Jemi shumë të kënaqur me përzgjedhjen që kemi bërë dhe për zgjerim eventual të hapsirës me kënaqësi do t’i drejtohemi sërish të njejtës kompani.

Hana Petrovci

Për secilin prej neve rehatia,qetësia dhe standardi i lartë i jetës kanë rëndësi të madhe .
Nëse keni vendosur të bëni zgjidhjen e banimit, mendo -vëllezërit pozhegu- dhe ofertat e tyre banesore.

Me respekt

Bukurie Haxhijaha

Meqenëse edhe vet jam arkitekt, vendimi për ta zgjidhur problemin e banimit, nga këto banimet e reja, duke u përballur konkretisht me realitetin në terren, ka qenë relativisht e vështirë.
Nëse kesaj i shtoj edhe faktin që edhe bashkëshortja ime është poashtu arkitekte, kjo e ka bërë dyfish më të vështirë përzgjedhjen.
Kemi kërkuar shumë për zgjedhjen e banimit, kemi hasur jashtëzakonisht shumë parregullsi: lokacion të papërshtatshëm, qasje jo të mirë, hapësira jo-funksionale, cilësi të dobët të materialit,  vizura jo të sigurta, etj…
Dhe nga vet fakti, që nga gjithë këto kërkesa profesionale, nga gjithë lokacionet e vizituara, e kemi zgjedhur pikërisht kompaninë “POZHEGU Brothers” për të jetuar në banesat e punuara nga ata, këtë nuk e kemi bërë rastësisht.
Lokacioni i përshtatshem, orientimi, vizurat, qasja në objekt, garazhimi, parkingu, parku-lojërat e femijëve, pastaj ndriqimi i bollshëm i njësive banesore, kualiteti i ndërtimit në përgjthësi, tregon që kompania në fjalë është serioze në punën e saj dhe me këtë na e ka mbushur mendjen.
Si përfundim, kur ne si profesionistë të kësaj lëmie, nga gjithë objektet tjera kemi bërë përzgjedhjen tonë pikërisht te ‘POZHEGU Brothers”, besoj që edhe të tjerët do të kenë parasysh referencën tonë.

 

Besnik Abazi

Pas një hulumtimi serioz të tregut për ndërtim të banesave në Prishtinë, kamë vendosur të përzgjedhi kompaninë ndërtimore ,,Pozhegu Brothers’’. Arsyet për vendimin tim kanë qënë të shumta duke filluar nga dokumentacioni i rregullt ligjor për ndërtim, kualiteti i ndërtimit, transparenca e deri tek qasja profesionale dhe mikëpritja e ngrohët.

Jamë tejet e kënaqur me banesën time e cila gjendet në Breg të diellit/Mati 1. Banesa është e ndërtuar me Standarde Evropiane dhe përmbushë të gjitha kushtet e parapara me kontratë. Unë dhe familja ime ndihemi shumë të lumtur për përzgjedhjen që kemi bërë.

Përgëzoj dhe falenderoj kompaninë “Pozhegu Brothers’’ për profesionalizmin dhe sinqeritetin e tyre duke ju uruar në vazhdimësi punë të mbarë dhe suksese.

Hamijet Dedolli