Hapësirat e gjelbra

Gjelbërimi është shumë i rëndësishëm për kompletimin e kompleksit. Sipërfaqja totale e realizuar e gjelbërimit është 1170 m2, të cilat janë të destinuara për sport dhe rekreacion. Në kompleksin “Sarajet e Matit”, i është dhënë prioritet krijimit të hapësirave të mirëfillta të gjelbra me të gjitha detajet e nevojshme për finalizimin e tyre. Mobiliari urban i kualitetit më të lartë Evropian, për ulëse, shporta, lojëra për fëmijë dhe ndriçim i jashtëm i bollshëm.

Çmimorja

Çmimet sipas kateve dhe benefitet sipas metrazhës

- Banesat nga 40m² deri në 70m² çmimet vijojnë: 799 Euro / m² pa garazh dhe pa depo
- Banesat mbi 70m² çmimet vijojnë: 850 Euro / m² dhe përfitojnë garazh dhe depo FALAS
- Çmimi për banesën penthouse vijon: 1200 Euro / m² dhe përfitojnë garazh dhe depo FALAS

Metodat e pagesës

Metoda 1:

Pagesa e banesës me këste deri në përfundimin e saj, ku ndarja e shumës bëhet mënyrë të tillë:

- 30% të shumës paguhen në momentin e nënshkrimit të kontratës
- 50% të shumës paguhen ratat deri në përfundimin e projektit banesor
- 20% të shumës me rastin e dorëzimit të çelësave

Metoda 2:

Pagesa përmes Raiffesien Leasing, ku përmes këtij shërbimi:

- Banesa e blerë lihet hipotekë (peng) nga ana e blerësit deri në përfundimin e të gjitha ratave për pagesë

PAGESA FILLESTARE PAGESA E FINANCUAR NGA BANKA INTERESI VJETOR KËSTI MUJOR 230.79 €

Arkitektura

Blloku “Sarajet e Matit” përbëhet nga 4 objektet ‘B2’, ‘B3’, ‘B4’, ‘B5’, me etazhitet B+P+6. Objekti ‘B2’ ka hyrjen për banorë nga rruga ‘Ndue Përlleshi’ kurse objektet ‘B3’, ‘B4’, ‘B5’ nga rruga brenda bllokut. Qasja në bodrum bëhet nga rampa afër B2-shit.

Fasadat janë detajuar duke ndjekur ritmin e hapjeve, dhe destinimit të hapësirave. Në pjesët ku gjenden lokalet afariste/Përdhesë (tek B2), janë përdorur hapjet me dimensione më të mëdha për të lejuar ekspozimin e materialit në vitrina. Në katet e tjera përcillet e njëjta sipërfaqe e hapjeve, me dritare 200x220 cm në dhoma të fjetjes, dhe 300x220 cm në Qëndrime ditore. Hapjet e këtyre dimensioneve mundësojnë qasjen e dritës natyrore në të gjitha kthinat, dhe i bënë ato të mundësojnë kushtet e duhura për jetesë kualitative.

Çdo njësi banimi në këtë ndërtesë është e pajisur me hapësira të jashtme – ballkone dhe lozha. Këto elemente mundësojnë formimin arkitektonik të ndërtesës dhe theksimin e formës. Materializimi i fasadës me tulla të zeza belge, ndikon pozitivisht në krijimin e identitetit të ndërtesës si kullë banimi. Përfaqësimi i firmës projektuese e ndërtimore me objekte të tilla banimi, krijon imazhin e seriozitetit në krijimin e kushteve ideale për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt.

Product Preview
Handle

Zgjedh objektin

B2
B3
B4
B5

Zgjedh katin

Përdhesa Kati 1 Kati 2 Kati 3 Kati 4 Kati 5 Kati 6

Tipet e banesave