Zgjedh objektin

Hapësirat e gjelbra

Gjelbërimi është shumë i rëndësishëm për kompletimine kompleksit. Sipërfaqja totale e realizuar e gjelbërimit është 2719 m2, të cilat janë të destinuara për sport dhe rekreacion. Në bllokun C11, i është dhënë prioritet krijimit të hapësirave të mirëfillta të gjelbraduke krijuar një park të brendshëm të bllokut me të gjitha detajet e nevojshme për finalizimin e tyre. Mobiliari urban i kualitetit më të lartë Evropian, për ulëse, shporta, lojëra për fëmijë dhe ndriçimi i bollshëm.

Çmimorja

PAGESA FILLESTARE PAGESA E FINANCUAR NGA BANKA INTERESI VJETOR KËSTI MUJOR 230.79 €

Arkitektura

Ndërtesat e projektuara në bllokun C11, janë ndërtesa C23, në formë ‘T’së me etazhitet 2B+S+P+9K, ndërtesa B12 me etazhitet 2B+P+6K, dhe ndërtesa B10 me etazhitet 2B+P+4K. Këto ndërtesa janë pjesë e një kompleksi më të gjerë urban të realizuar më herët nga ‘Pozhegu Brothers’.

Fasadat janë detajuar duke ndjekur ritmin e hapjeve, dhe destinimit të hapësirave. Në pjesët ku gjenden lokalet afariste/Përdhesë, janë përdorur hapjet me dimensione më të mëdha për të lejuar ekspozimin e materialit në vitrina. Në katet e tjera përcillet e njëjta sipërfaqe e hapjeve, me dritare 200x220 cm në dhoma të fjetjes, dhe 300x220 cm në Qëndrime ditore. Hapjet e këtyre dimensioneve mundësojnë qasjen e dritës natyrore në të gjitha kthinat, dhe i bënë ato të mundësojnë kushtet e duhura për jetesë kualitative.

Çdo njësi banimi në këtë ndërtesë është e pajisur me hapësira të jashtme – ballkone dhe lozha. Këto elemente mundësojnë formimin arkitektonik të ndërtesës dhe theksimin e formës. Materializimi i fasadës me tulla të zeza belge, ndikon pozitivisht në krijimin e identitetit të ndërtesës si kullë banimi. Përfaqësimi i firmës projektuese e ndërtimore me objekte të tilla banimi, krijon imazhin e seriozitetit në krijimin e kushteve ideale për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt.

Product Preview
Handle