Hapësirat e gjelbra

Gjelbërimi është shumë i rëndësishëm për kompletimine kompleksit. Sipërfaqja totale e realizuar e gjelbërimit është 2719 m2, të cilat janë të destinuara për sport dhe rekreacion. Në bllokun C11, i është dhënë prioritet krijimit të hapësirave të mirëfillta të gjelbraduke krijuar një park të brendshëm të bllokut me të gjitha detajet e nevojshme për finalizimin e tyre. Mobiliari urban i kualitetit më të lartë Evropian, për ulëse, shporta, lojëra për fëmijë dhe ndriçimi i bollshëm.

Çmimorja

Objekti C11/B/10
Katet
Nga kati i 1 deri në katin e 4 çmimi 949 Euro për m2
*plus me këtë çmim vjen një vendparking dhe depo

Objekti C11/B/12
Katet

Nga kati i 1 deri në katin e 6 çmimi 849 Euro për m2
*plus me këtë çmim vjen një vendparking dhe depo (mirëpo kjo ofertë për vendparking dhe depo nuk vlen për banesa nën 50 m2).

Objekti C11/C/23
Katet

Nga kati i 1 deri në katin e 5 çmimi 849 Euro për m2
Nga kati i 6 deri në katin e 9 çmimi 799 Euro për m2
*plus me këtë çmim vjen një vendparking dhe depo (mirëpo kjo ofertë për vendparking dhe depo nuk vlen për banesa nën 50 m2).

Metoda 1: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e banesave me këste deri në përfundim të banesës. 30% të shumës paguhen në momentin e nënshkrimit të kontratës. 50% pagesa me rata deri në përfundim të projektit banesor. 20% me rastin e dorëzimit të çelësave.

Metoda 2: “Pozhegu Brothers” ofron shitjen e banesave në “ bllokun C11”, Mati 1. Pozhegu Brothers ka marrëveshje me “RaiffeisenLeasing” që përmes shërbimit Leasing, banesa e blerë lihet hipotekë (peng) nga ana e blerësit deri në përfundimin e të gjitha ratave për pagesë. Ligjshmërinë e kësaj oferte e gëzojnë edhe Kosovarët në diasporë.

 

PAGESA FILLESTARE PAGESA E FINANCUAR NGA BANKA INTERESI VJETOR KËSTI MUJOR 230.79 €

Arkitektura

Ndërtesat e projektuara në bllokun C11, janë ndërtesa C23, në formë ‘T’së me etazhitet 2B+S+P+9K, ndërtesa B12 me etazhitet 2B+P+6K, dhe ndërtesa B10 me etazhitet 2B+P+4K. Këto ndërtesa janë pjesë e një kompleksi më të gjerë urban të realizuar më herët nga ‘Pozhegu Brothers’.

Fasadat janë detajuar duke ndjekur ritmin e hapjeve, dhe destinimit të hapësirave. Në pjesët ku gjenden lokalet afariste/Përdhesë, janë përdorur hapjet me dimensione më të mëdha për të lejuar ekspozimin e materialit në vitrina. Në katet e tjera përcillet e njëjta sipërfaqe e hapjeve, me dritare 200x220 cm në dhoma të fjetjes, dhe 300x220 cm në Qëndrime ditore. Hapjet e këtyre dimensioneve mundësojnë qasjen e dritës natyrore në të gjitha kthinat, dhe i bënë ato të mundësojnë kushtet e duhura për jetesë kualitative.

Çdo njësi banimi në këtë ndërtesë është e pajisur me hapësira të jashtme – ballkone dhe lozha. Këto elemente mundësojnë formimin arkitektonik të ndërtesës dhe theksimin e formës. Materializimi i fasadës me tulla të zeza belge, ndikon pozitivisht në krijimin e identitetit të ndërtesës si kullë banimi. Përfaqësimi i firmës projektuese e ndërtimore me objekte të tilla banimi, krijon imazhin e seriozitetit në krijimin e kushteve ideale për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt.

Product Preview
Handle

Zgjedh objektin

Zgjedh katin

E SHITUR Kati 1 Kati 2 Kati 3 Kati 4

Tipet e banesave